Evropiani në Turqi me Kombëtare shumë cilësore

Hendboll

Evropiani në Turqi me Kombëtare shumë cilësore

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Prej 5 deri më 13 gusht në Ankara të Turqisë mbahet njëri prej dy Kampionateve Evropiane të Divizionit B për hendbollistet U17. Evropiani tjetër mbahet në Azerbajxhan.

Në Evropianin U17 në Turqi, konkurrenca është shumë e fortë. Ka ekipe kombëtare të vendeve me hendboll të zhvilluar.

Në Grupin A garojnë Austria, Italia, Turqia, Letonia dhe Britania e Madhe. Të shtunën janë ndeshjet Turqia – Britania e Madhe dhe Austria – Letonia.

Kombëtarja e Kosovës e kërkon suksesin në Grupin B. Pjesë e Grupit B janë edhe Sllovakia, Polonia, Finlanda e Bullgaria.

Të shtunën Kombëtarja jonë luan me Sllovakinë, ndërsa Finlanda takohet me Bullgarinë.

Deri më 10 gusht janë ndeshjet në fazën grupore.

Më 12 e 13 gusht janë ndeshjet për plasman përfundimtar. Shpresohet për paraqitje pozitive të Kombëtares sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat