Sllovakia U17 i shkakton humbje të thellë Kosovës, me 20 gola dallim  

Hendboll

Sllovakia U17 i shkakton humbje të thellë Kosovës, me 20 gola dallim  

Nga: K. Goca Më: 5 gusht 2023 Në ora: 15:32
Kosova

Kosova U17 rivale e pabarabartë me Sllovakinë U17 në palestrën sportive në Ankara të Tueqisë.

Sllovaket shënuan fitore të thellë me rezultat 35:15 ndaj Dardaneve, në kuadër të Kampionatit Evropian në divizionin B.

Vetëm pjesën e parë u pa dominimi i vashave sllovake kur avancuan me 13:4 dhe e përmbyllën pjesën e parë me 18:7 ndaj vashave të trajnerit Mitat Ferati.

Deri në fund të takimit, sllovaket theluan fitore në 20 gola (30:15) dhe një humbje që vërtet shokon të gjithë në komunitetin e hendbollit tonë.

Martina Bibaj me 5 gola është më efikasja, e ndihmuar nga Diona Dresh me 4 etj., ndërsa të sllovaket u dallua Anna Svec me 6 gola, e ndihmuar nga Laura Beke me 5 etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat