Edhe një humbje e thellë e Kosovës U17, me 21 gola dallim

Hendboll

Edhe një humbje e thellë e Kosovës U17, me 21 gola dallim

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 19:41
Kombëtarja U17 e Kosovës

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të dielën ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë.

Përballë Kombëtares sonë ishte Polonia, njëra prej favoriteve të Evropianit. Polaket kanë fituar në fund me rezultat 40:19.

Kohë pas kohe kishte gjëra pozitive në lojën e Kombëtares sonë, por edhe shumë lëshime e dështime.

Natyrisht përvoja e fituar në këtë ndeshje do të shërbejë për vazhdim të kampionatit.

Arona Krasniqi i kishte pesë gola nga shtatë tentime, ndërsa gjashtë gola nga dhjetë tentime i shënoi Diona Dresh.

Me katër gola nga gjashtë tentime ndeshjen e përfundoi Arjeta Imeraj.

Të hënën Kosova U17 luan me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat