Më 15 gusht shorti për kampionatin e ri

Hendboll

Më 15 gusht shorti për kampionatin e ri

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:16
Foto ilustrim

Më 15 gusht do të tërhiqet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll.

Shorti për edicionin 2023/2024 në Superligën e meshkujve, Superligën e femrave dhe Ligën e kadetëve do të tërhiqet nga ora 15:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Klubet kanë kohë deri më 11 gusht që të licencohen për garat e kampionatit të ri.

Ndërkohë kontrollimi mjekësor i lojtarëve nis më 21 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat