Suzana e Natalia, dyshja nga Mali i Zi që sakrifikojnë për Kosovën 

Hendboll

Suzana e Natalia, dyshja nga Mali i Zi që sakrifikojnë për Kosovën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 gusht 2023 Në ora: 14:36
Suzana Ujkiq dhe Natalia Milatoviq

Dy hendbolliste nga Mali i Zi, Suzana Ujkiq nga Tuzi dhe Natalia Milatoviq nga Podgorica, sakrifikojnë për kombëtaren e Kosovës.

Suzana në vitin 2019 mori nënshtetësinë e Kosovës dhe Natalia në të 2021, duke iu bashkuar kombëtares së Kosovës dhe deri me tash kanë mbrojtur me sukses ngjyrat e Dardaneve.

Është interesant se si Suzana Ujkiq është prej hendbollisteve më të merituara që Istogu fitoi trofeun e parë në histori të ekzistimit si klub, Kupën e Kosovës pikërisht në vitin 2018.

Sukseset e Istogut lidhen me emrin e Suzanës. 

E para, në finalen ë Kupës së Kosovës, që ishte zhvilluar me 6 maj të vitit 2018 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë, Suzana ishte më efikasja me 4 gola duke shënuar në momente më të vështira për fitoren me rezultat 20:19 ndaj Kastriotit.

Kjo lojtare tani luan për ekipin Yutz në Ligën e Tretë të Francës por mungesa e saj tash e 2 vite vërehet në mbrojtjen e Istogut.

Natalia është një lojtare luftarake dhe me sukses luan në radhët e Dardaneve. 

Është interesant se Milatoviq është me kombësi malazeze por dashuria e saj ishte që të veshë fanellën e Kosovës, e cila iu bë realitet. 

Kandidate për kombëtare është edhe Tina Hetemi po ashtu nga Podgorica e Malit të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat