Salihi kalon te skuadra Amo

Hendboll

Salihi kalon te skuadra Amo

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:51
Gzim Salihi

Hendbollisti ynë, Gzim Salihi, ka ndryshuar skuadrën.

Nga IK Savehof ku ishte për kohë të gjatë, 25-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër suedeze, Amo.

Amo garon në elitën e Suedisë, ndërsa pritjet prej Salihit janë të mëdha.

Salihi ishte te Savehofi prej moshës 15-vjeçare, ndërsa me këtë skuadër ka fituar disa tituj të Suedisë.

Ai luan në pozitën e bekut, kurse ka luajtur me sukses për të rinjtë e Suedisë. Ka përvojë në Ligën e Kampionëve dhe në garat tjera evropiane. Me Savehofin ka luajtur në finale të kampionatit të Suedisë edicionin e kaluar.

Amo është skuadër më e vogël, ndërsa Salihi pritet të jetë prej bartësve.

“Më duket projekt interesant. Kam luajtur shumë vjet në Savehof dhe kam ndier se ndryshimi i mjedisit mund të jetë i mirë për mua”, ka thënë Salihi.

FHK-ja po vazhdon angazhimin me synim që këtë lojtar cilësor ta afrojë te Kombëtarja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat