Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren e Kosovës U17

Hendboll

Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren e Kosovës U17

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:52
Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren

Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ka vizituar sot Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (vajzat).

Ambasadori Venezi përcolli nga afër ndeshjen interesante me Finlandën që përfundoi me barazim.

Ai ka uruar vajzat për paraqitjen, ndërsa u ka dëshiruar sukses në ndeshjet e ardhshme.

Ambasadori Vrenezi ka takuar edhe drejtuesit e Kombëtares, duke u interesuar lidhur me paraqitjen në Evropianin në Ankara.

FHK-ja falënderon ambasadorin Vrenezi për kujdesin dhe përkrahjen nga afër të Kombëtares U17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat