Demë Sadiku: Do të ankohem në komunën e Gjakovës, veç me polici na largojnë!

Hendboll

Demë Sadiku: Do të ankohem në komunën e Gjakovës, veç me polici na largojnë!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 gusht 2023 Në ora: 11:53
Demë Sadiku

Klubet gjakovare janë të revoltuara se tani e tutje duhet të paguajnë nga 10 euro orën për stërvitje në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. 

Ky vendim është prurë pas votimit të asambleistëve të komunës.

Klubet e kundërshtojnë Këtë vendim sepse shuma është e papërballueshme siç thotë Demë Sadiku, sekretar i klubit të hendbollit Shqiponja e Gjakovës (femrat).

“Dhjetë euro është ora, ne kemi një orë e gjysmë paradite dhe një orë e gjysmë pasdite, gjithsej 3 orë në ditë dhe duhet me paguar 30 euro. 

Në muaj na shkojnë 900 euro ose gjatë vitit së paku 10 mijë euro për sallë. 

Për ndeshje, 3 orë duhet të paguajmë 100 euro nëse janë për 5 orë 150 euro. Dihet se ne kemi kadetet dhe senioret si klub, shpenzimet janë shumë të mëdha”, thotë Sadiku për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Ai tha se sot do të shkojnë të kryetari i komunës. 

“Të gjitha klubet gjakovare kemi nënshkruar që të hiqet kjo barrë dhe sot do t’ia dorëzojmë nënshkrimet kryetarit të komunës.

Klubi i Shqiponjës ka me hy në sallë veç me polici munden me na largu.

Subvencionet që kanë marrë nga komuna, klubet janë të pakënaqura.

Tani kemi dy opsione.

Opsioni i parë, në Gjakovë nuk ka sport.

Opsioni i dytë do të protestojmë para komunës“, ka përfunduar Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat