FHK: Katër lojtaret tona bashkëbiseduan me Dembele Pavlloviq

Hendboll

FHK: Katër lojtaret tona bashkëbiseduan me Dembele Pavlloviq

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:54
Lojtaret tona u takuan me Dembele Pavlloviq

Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur që katër hendbollistet e kombëtares dardane janë takuar me Siraba Dembele Pavlloviq,

“Katër lojtaret e kombëtares së Kosovës që u shpallën më të mirat e ndeshjeve të deritashme në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë, të premten kanë pasur një përvojë të veçantë. 

Në kuadër të projektit “Respect Your Talent”, katër lojtaret tona kanë bashkëbiseduar me yllin e hendbollit, Siraba Dembele Pavlloviq. 

Gjatë aktivitetit “Respect Your Talent”, lojtaret tona kanë pasur rastin të mësojnë shumë gjëra të rëndësishme për karrierën në hendboll dhe të argëtohen në shoqëri me lojtaret e vendeve tjera dhe yllin e hendbollit, Dembele”, njofton FHK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat