Edhe një sukses i radhës i Ismail Metallarit

Hendboll

Edhe një sukses i radhës i Ismail Metallarit

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:53
Ismail Metallari

Ismail Metallari vazhdon me sukseset e tij në karrierën si arbitër i hendbollit.

Shkupjani bëhet arbitri i parë shqiptarë që tashmë do të referojë edhe me stemën e Federatës Botërore të hendbollit (IHF), derisa vlen të theksohet se i njëjti me stemën e Federatës Europiane të Hendbollit (EHF) tashmë referon që nga viti 2015-të”.

Aktualisht Metallari është pjesë e Botërorit U19 në konkurrencë të meshkujve që po mbahet në Kroaci.

Në këtë event, Metallari ka referuar në gjithsej 5 ndeshje, duke treguar edhe njëherë tjetër klas të lartë, ashtu siç ka bërë deri më tani, si në garat vendore, ashtu edhe në ato ndërkombëtare, në të cilat ka referuar.

Me marrjen e licencës për refer botëror IHF, Metallari ka mundësi të marrë pjesë edhe në kuadër të Lojrave Olimpike, që do të ishte pa dyshim edhe një arritje tjetër e madhe për arbitrin shkupjan, i cili gjatë këtij viti gjithashtu referoi edhe në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve për femra.

Sa i përket vitit të kaluar (2022), Metallari në muajin nëntor referoi ndeshje në Europianin e femrave në konkurrencë të senioreve, që pa dyshim ishte një arritje e madhe personale për të, por edhe në përgjithësi për sportin shqiptare, njofton “infOSport.mk. Gjatë vitit 2022 vlen të theksohet se i njëjti gjatë muajit korrik morri pjesë edhe në Kampionatin Europian për meshkuj deri në moshën 20-vjeçare, ku arriti të referojë edhe referoi ndeshje gjysmëfinale, ndërsa nga viti 2016 deri në vitin 2021 i njëjti ka qenë pjesëmarrës në kuadër të Europianeve nga mosha 18 deri në 20 vjeç nën organizim të Federatës së Hendbollit Europian.

Kujtojmë, Metallari edicionin që lamë pas në hendbollin vendor referoi edhe ndeshjen finale të Kupës së Maqedonisë së Veriut midis Vardarit dhe Pelisterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat