Kosova U17 mposhtet nga Italia

Hendboll

Kosova U17 mposhtet nga Italia

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:06
Kosova

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë për plasman në Kampionatin Evropian (B).

Në Ankara të Turqisë, vajzat tona u mposhtën nga Italia me rezultat 29:24.

Italia ka shfaqur ndeshje të mira në grupin A. I kishte tri fitore e një humbje, njëjtë si Turqia e Austria që kaluan në gjysmëfinale. Pra është Kombëtare cilësore.

Ndaj saj vajzat tona luajtën ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë.

Kombëtarja jonë ishte kryesisht në epërsi, që shkoi deri në tri gola (9:6).

Pjesa e parë përfundoi 12:11 për Italinë që realizoi gol në sekondat e fundit.

Edhe në pjesën e dytë vajzat tona ishin në lojë për një kohë, ndërsa Italia bëri shkëputje prej disa golave në dhjetë minutat e fundit të takimit. Ka kushtuar humbja e disa gjuajtjeve nga pozita të mira e po ashtu disa lëshime në mbrojtje.

Të dielen kombëtarja jonë e luan ndeshjen përfundimtare, atë për vendin e shtatë. Synohet mbyllje e suksesshme e Evropianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat