Kosova U 17 i jep leksion Letonisë

Hendboll

Kosova U 17 i jep leksion Letonisë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:30
Kosova U 17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar me fitore të thellë Kampionatin Evropian të Divizionit B.

Të dielën në Ankara, vajzat tona kanë dominuar plotësisht dhe kanë fituar ndaj Letonisë me rezultat 39:27.

Shkëputja nisi në pjesën e parë, që përfundoi 19:14 për Kombëtaren tonë.

Në pjesën e dytë vajzat tona dominuan plotësisht për të fituar në fund me 12 gola dallim.

Ndeshja ishte për vendin e shtatë në Evropian.

Kombëtarja jonë ka lidhur katër ndeshje shumë pozitive në Evropian, pas paraqitjes më të zbehtë në dy ndeshjet e para. Shënoi dy fitore e një barazim, ndërsa prej kësaj gjenerate priten gjëra të mëdha në të ardhmen.

Sfidën e radhës këto vajza do ta kenë pas disa javësh në IHF Trophy që mbahet në vendin tonë.

Evropiani ka dëshmuar rritjen graduale të kësaj gjenerate dhe hendbollit tonë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat