Istogu dy ndeshjet i luan në Pejë në garat evropiane 

Hendboll

Istogu dy ndeshjet i luan në Pejë në garat evropiane 

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:09
Istogu

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, do t’i luajë dy ndeshjet e garave evropiane në hendboll në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Cila është arsyeja që nuk do të luajnë në Istog por në Pejë? 

“EHF Europa Cup ISTOGU - Sir 1maio (Portugali) të dy ndeshjet në Kosovë.

Në Kosovë me 30 shtator dhe 1 tetor Istogu zhvillon dy ndeshjet e EHF Europa Cup kundër skuadrës portugeze Sir 1maio pasi qe ditë më parë është arritur marrëveshja mes dy skuadrave që ndeshjet të zhvillohen në vendin ton. 

Vendi ku do të zhvillohen këto dy ndeshje ende nuk dihet ngase pritet të filloj renovimi i qetisë së palestrës se sportivë në Istog, dihet se çatia e palestrës së sporteve është dëmtuar në muajin shkurtë të këtij viti nga erërat e forta andaj si pasoj e kësaj janë vënë në dyshim edhe zhvillimi i shumë aktiviteteve sportive, nëse palestra e sporteve në Istog nuk do të jetë gati këto ndeshje pritet të zhvillohen në palestrën ‘Karagaç’ në Pejë nëse kjo do të jetë e mundur si opsion i dëshiruar i skuadrës sonë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat