Istogu përgatitet për sfidat ndërkombëtare, por edhe me një risi

Hendboll

Istogu përgatitet për sfidat ndërkombëtare, por edhe me një risi

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Ekipi i Istogut po përgatite për sfidën ndërkombëtare në hendboll (femrat).

Vashat e Istogut me kryetrajnerin Faruk Shala besojnë e shpresojnë se do të janë gati për ballafaqimin me ekipin portugez Sir 1maio.

Cila është risia e klubit?

“Istogu vishet më brendin e njohur ‘Erima’!

Tani me sponzor gjeneral të veshjeve sportive.

Dekorimi Sport përfaqësuesi i autorizuar i brendit Erima do te kujdeset për dukjen e skuadrës kampione të Kosovës-Istogu

Kontrata tre vjeçare më kompaninë Dekorimi sport është nënshkruar sot mes dy palëve dhe vlen për tre vitet e ardhshme.

Kampionja dhe fituesja aktuale e Kupës së Kosovës me 30 shtator- 1 Tetor zhvillon dy ndeshje në kuadër të EHF European Cup, kundër skuadrës portugeze në Kosovë sipas të gjitha gjasave në Palestrën “Karagaç” në Pejë, në herën e fundit që Istogu kishte zhilluar ndeshje e evropiane në Pejë ishte sezoni 2017/2018 ku Istogu arriti të jetë në mesin e 16 skuadrave me të mira në Evropë në Kupën Challange, mobilizimi i skuadrës përforcimi me lojtare të reja, sponzorët e rinj dhe palestra Karagaçi në Pejë, a do të jetë me fat për Istogun të arrijë të bëj hapin e dëshiruar kjo pritet të vendoset me 30  Shtator dhe 1 Tetor”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat