Beqiri pajiset me Licencën B të Gjermanisë

Hendboll

Beqiri pajiset me Licencën B të Gjermanisë

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:51
Florent Beqiri

Trajneri i njohur i hendbollit, Florent Beqiri, po e vazhdon avancimin në zejen e tij.

Beqiri së fundi është pajisur edhe me Licencën B të Federatës së Hendbollit të Gjermanisë.

Me Licencën B, ai ka të drejtë të udhëheq klubet profesionale në Gjermani, deri në nivelin e Bundesliga 2.

Ka disa vjet që Florent Beqiri jeton dhe vepron në Gjermani. Atje ka vazhduar punën si trajner dhe po i kushton rëndësi të avancimit të mëtejmë.

Beqiri ka lënë gjurmë si përzgjedhës i Kosovës A (vajzat), ndërsa ka drejtuar edhe skuadra të ndryshme në vendin tonë.

Është shquar edhe si hendbollist, ku po ashtu kishte suksese të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat