Besa Famgas e nis mbrojtjen e titullit me derbin ndaj Vushtrrisë

Hendboll

Besa Famgas e nis mbrojtjen e titullit me derbin ndaj Vushtrrisë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 16:43
Komisari i garave në FHK, Isak Osmani

Kampioni në fuqi i Kosovës në hendboll, Besa Famgas do ta nis edicionin e ri garues të Superligës së Kosovës në hendboll me derbin kundër KH Vushtrrisë.

Kjo është mësuar nga shorti i hedhur sot në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku u zbuluar se në këtë sezon garues, Superliga e Meshkujve do të jetë e përbërë nga tetë skuadra, e jo nga dhjetë siç ishte deri më tani për shkak se KH Drita dhe KH Llapi janë tërhequr nga gara.

Komisari i garave në FHK, Isak Osmani, tha për KosovaPress se pritshmëritë nga edicio0ni i ri garues në hendboll janë jashtëzakonisht të mëdha për shkak se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se skuadrat kanë bërë përforcime të mëdha, si tek meshkujt ashtu edhe tek Superliga e Femrave.

Ai shtoi se klubet kryesore kosovare madje kanë sjellë përforcime edhe nga klubet jashtë Kosovës, gjë kjo e cila do të sjellë rivalitet shumë më të lartë mes klubeve.

Osmani: Na pret një edicion me rivalitet të jashtëzakonshëm mes klubeve

“Pritshmëritë tona dhe të të gjithë opinionit hendbolldashës nuk janë të vogla, do të jetë pritshmëri të nivelit të lartë. Siç shihet tek disa skuadra janë përforcuar jashtëzakonisht shumë, sidomos në Superligën e Meshkujve, disa si Trepça, Rahoveci, por të gjitha këto skuadra, tetë skuadra të cilat garojnë në këtë edicion në Superligën e Meshkujve sigurisht janë përforcuar dhe do të jetë një ligë shumë kualitative dhe do të jetë një garë shumë interesante.

Tutje Osmani tha se lajm tjetër i mirë fakti se edhe klubet e hendbollit të femrave kanë bërë përforcime cilësore, madje duke sjllë edhe lojtarë të huaj që garanton kampionat shumë konkurrues.

Osmani: Përforcime të mëdha kanë bërë edhe klubet e hendbollit të femrave

“Edhe te Superliga e Femrave ka përforcime tek një pjesë e madhe e skuadrave, duke mos i cekur me emra, ka edhe lojtarë, si tek meshkujt, si tek femrat ka lojtarë nga jashtë që kanë investuar skuadrat, prandaj ne presim një garë mjaftë interesante për këtë edicion.”, theksoi Osmani.

Kampionati i ri në të dy konkurrencat fillon më 16 shtator, ndërkohë çiftet e javës së parë në konkurencën e meshkujve janë këto:

Prishtina-Rahoveci

Kastrioti-Trepça

Vushtrria-Besa Famgas

Deçani-Vëllaznimi

Kurse te femrat, ballafaqimet e javës së parë janë këto:

Prishtina-Istogu

Samadrexha-Vëllaznimi

Jusuf Gërvalla-Ulpiana

Ferizaj-Vushtrria

Kastrioti-Shqiponja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat