Rron Ramadani rikthehet të KH Kastrioti

Hendboll

Rron Ramadani rikthehet të KH Kastrioti

Nga: K. Goca Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:20
Fisnik Jashari dhe Rron Ramadani

Hendbollisti më përvojë, Rron Ramadani, rikthehet në klubin amë, Kastriotin e Ferizajt.

Ashtu siç paralajmëroi gazeta “Bota sot” para pak ditësh ashtu edhe ndodhi, Ramadani i bashkohet ferizajasve.

Reprezentuesi i Kosovës për katër vite është paraqitur për Prishtinën, ku ditë me parë ndau rrugët.

Prej hendbollistëve më të mirë në vend, firmosi me klubin me renome.

Presidenti i klubit, Fisnik Jashari, ka bërë hapin e parë, përforcimin e madh dhe jep sinjale që gradualisht do të bëjë Kastriotin ashtu si i ka hije tempullit të hendbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat