Parduzi: Prishtina gjithmonë lufton për trofe 

Hendboll

Parduzi: Prishtina gjithmonë lufton për trofe 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 gusht 2023 Në ora: 17:28
Arben Parduzi

Prishtina me kryetrajner të ri pretendon lojëra sa më cilësore në edicionin e ri të elitës së hendbollit të Kosovës (meshkujt).

Bardhekaltrit në hapje do të kenë karshi një kundërshtar të përforcuar me lojtarë të dëshmuar siç është Rahoveci. 

Megjithatë Prishtina beson e shpreson se do të përgatitet deri në pikën e fundit për sfidën e parë dhe ndeshjet e radhës në kampionat.

Kryetrajner i ri Arben Parduzi është optimist se do të jenë gati në çdo pikëpamje për derbin  e javës së parë. 

“Qysh në xhiron e parë fati ka desht të jetë derbi mes KH Prishtinës dhe KH Rahovecit.

Normal që për dy skuadrat loja e parë domethënë shumë që të startoj me lojë të mirë e të ketë sukses dhe të vazhdon me formë të mirë në vazhdim të sezonit”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Prishtina si gjithmonë synon kreun e tabelës dhe trofetë. 

Parduzi tha se skuadra e tij do të jetë e përgatitur në çdo aspekt dhe për trofe.

“Klubi i KH Prishtinës gjithmonë lufton për trofe.

Do të japim maksimumin në çdo ndeshje pa marrë parasysh ekipin kundërshtar, do të jemi serioz dhe të respektojmë të gjitha ekipet”, tha Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat