Përfaqësuesit e FHK-së takohen me kryeshefen e Pallatit të Rinisë

Hendboll

Përfaqësuesit e FHK-së takohen me kryeshefen e Pallatit të Rinisë

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:30
Izet Gjinovci, Mrika Gashi Macula dhe Edi Kolgeci

Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci dhe anëtari i bordit, Edi Kolgeci, të premten u pritën në takim nga kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula.

Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet e radhës që FHK-ja dhe klubet e hendbollit i zhvillojnë në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Drejtuesit e FHK-së e kanë falënderuar përzemërsisht kryeshefen Gashi Macula për bashkëpunimin lidhur me organizimin shembullor të Kampionatit Evropian për hendbollistet e reja.

Organizimi i Evropianit është vlerësuar shumë lartë nga EHF-ja dhe kjo do të ishte e pamundur pa kontributin e madh të përgjegjësve të Pallatit të Rinisë.

Në shenjë falënderimi dhe respekti për bashkëpunimin shumë korrekt, FHK-ja i ka ndarë kryeshefes Mrika Gashi Macula një mirënjohje.

Në Pallatin e Rinisë në muajt e ardhshëm do të ketë shumë aktivitete e ndeshje të hendbollit, duke përfshirë edhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat