Përforcimet e Trepçës 

Hendboll

Përforcimet e Trepçës 

Nga: K. Goca Më: 25 gusht 2023 Në ora: 13:51
Marley Wallace

Trepça e Mitrovicës ka synime të mëdha në edicionin e ri në elitën e hendbollit të Kosovës.

Kryetrajneri Taib Kabashi ka një ekip të mirë dhe konkurrent për të gjitha trofetë.

Trepça futet me misionin që të mbrojë trofeun e Kupës, synon titullin dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat evropiane.  

“Hamdi Salihu, Liridon Esati, Marley Wallace e Vladimir Trajkovski janë lojtarët që forcojnë skuadrën tonë për edicionin e ardhshëm. 

Hamdiu e Liridoni janë nga qyteti i hendbollit, Ferizaj, dhe kanë përvojë e cilësi. 

Braziliani Wallace luajti me sukses te Rahoveci, kurse Trajkovski vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.

I mirëpresim te KH Trepça dhe në qytetin e sportit”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat