Anulohet ndeshja Trepça - Kumanova, arsyeja e çuditshme

Hendboll

Anulohet ndeshja Trepça - Kumanova, arsyeja e çuditshme

Nga: K. G. Më: 31 gusht 2023 Në ora: 21:14
Trepça

Ndeshja miqësore mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kumanovës, ishte paraparë të zhvillohet sot në orën 18.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshja është anuluar, ndërsa arsyeja është e çuditshme.  

“Për shkak të problemeve me dokumentacion jo të kompletuar të disa prej lojtarëve të klubit të Kumanovës, është pamundësuar hyrja e ekipës së tyre në territorit e shtetit tonë dhe për fat të keq ekipi kundërshtar nuk ka mund të vazhdoj rrugën drejt Mitrovicës për të zhvilluar ndeshjen miqësore me ne.

Andaj ndeshja anulohet deri në informimin e radhës”, njofton KH Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat