Çudia në Kroaci, si u zhduken dhjetë hendbollistë nga Burundi?

Hendboll

Çudia në Kroaci, si u zhduken dhjetë hendbollistë nga Burundi?

Nga: K. Goca Më: 1 shtator 2023 Në ora: 22:17
Lojtarët nga Burundi

Dhjetë hendbollistë nga Burundi të moshës 17-vjeçare u zhdukën në Rijekë, të cilët duhej të garonin në Kampionatin Botëror të të rinjve të organizuar nga Kroacia.

Ata janë larguar në drejtim të panjohur nga ambientet e qendrës studentore në Rijekë, ku ishin strehuar gjatë kampionatit, u humbet çdo gjurmë.

“Në faqen e Ministrisë së Punëve  të Brendshme, policia ka njoftuar se ka gjetur dy hendbollistë nga Burundi të cilët tentuan të kërkojnë azil në Belgjikë, ndërsa për tetë të tjerët vijon kërkimi.

 Më 9 gusht, është bërë njoftimi për zhdukjen e dhjetë të rinjve (të lindur në vitin 2006) të cilët janë larguar nga qendra studentore në Rijekë, ku po qëndronin gjatë Kampionatit Botëror të hendbollit, që u mbajt në Rijekë.
 

Punonjësit e policisë kanë ndërmarrë një sërë masash dhe veprimesh për gjetjen e personave dhe për të përcaktuar të gjitha faktet dhe rrethanat përkatëse të zhdukjes së tyre.

Marrja e masave dhe veprimeve Drejtoria e Policisë – Menaxhimit Kufitar, ka marrë njoftim nga Shërbimi i Migracionit Belgjikë, se dhjetë shtetas, të mitur e të pashoqëruar në Belgjikë kanë kërkuar azil”, shkruan media kroate “Veçernj List”.

Gjithashtu është vërtetuar deri më tani se dy nga dhjetë shtetas të Burundit janë anëtarë të ekipit të hendbollit Burundi.

“Ne vazhdojmë bashkëpunimin intensiv me shërbimin e migracionit të Belgjikës për të përcaktuar identitetin e qytetarëve të tjerë të Burundit nga ai grup, duke qenë se ka një rastësi të dukshme dhe ka shumë mundësi që tetë qytetarët e tjerë të Burundit të jenë të njëjtit lojtarë”, – thuhet në njoftim nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat