Lojtarja nga Algjeria, përforcim i madh për Istogun

Hendboll

Lojtarja nga Algjeria, përforcim i madh për Istogun

Nga: K. G. Më: 2 shtator 2023 Në ora: 18:49
Fatiha Haimer

Kampionja e Kosovës, Istogu, është përforcuar me hendbollisten nga Algjeria, Fatiha Haimer.

Është një përforcim i madh për Istogun që synon paraqitje të mira në garat evropiane.

“Fatiha Haimer hendbollistja e re e Istogut!

Algjerianja Fatiha Haimer e cila ka bërë karrierë në Algjeri,Tunizi dhe Itali,  është njëra nga tri përforcimet që ka bërë Istogu këtë vit, para fillimit të kampionatit të Kosovës dhe garave në EHF European Cup.

Pas portieres malazeze Bazoviq, Istogu sot ka prezantuar hendbollisten algjeriane Haimer e cila luan si fundore.

Istogaset prurjen e fundit më të cilën edhe e mbyllin afatin kalimtar në këtë sezon ku do ta prezantojnë gjatë javës së ardhshme në një konference për media qe pritet të jetë para fillimit të kampionatit që këtë vit nis me ndeshjet e Superkupës së Kosovës”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat