Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane

Hendboll

Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:31
Fitore Aliu në veprim

Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, zhvilloi ndeshje të madhe në fundjavë.

Me skuadrën gjermane Kappelwindeck/Steinb,

Fitorja u përball me ekipin e Bundesligës, Metzingen, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë.

Metzingeni fitoi me rezultat 43:19, por Fitore Aliu u shqua me gjashtë gola, duke dëshmuar se është e gatshme për një edicion të suksesshëm.

Në Zvicër, Pashke Marku i shënoi pesë gola për Kreuzlingenin që fitoi 29:25 ndaj Herzgoenbuchsee në xhiron e parë të Superligës.

Portierja Venera Kafexholli u paraqit për SPONO Eagles që barazoi 25:25 me LK Zug.

Ndërkohë paraqitjet e para në Superligën e Norvegjisë i kanë bërë Mirela Gjikokaj (Follo HK) dhe Elisa Mulaj (Aker).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat