Kosova sonte takohet me Kuvajtin

Hendboll

Kosova sonte takohet me Kuvajtin

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni. Kombëtarja është vendosur në qytetin Lashko, ndërsa  mbrëmë ka zhvilluar një stërvitje.

Në këtë qytet, Kombëtarja jonë e hendbollistëve do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit.

Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.

Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese.

Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat