A po i kruhet koka nga sikleti Bujar Qerimit?

Hendboll

A po i kruhet koka nga sikleti Bujar Qerimit?

Nga: K. G. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 20:17
Bujar Qerimi me lojtarë

Kuvajti e ka mposhtur me rezultat 36:23 kombëtaren e Kosovës, në miqësoren e hendbollit që u zhvillua në Lashko të Sllovenisë.

Është një miqësore por rezultati është i thellë, sigurisht nuk është edhe real siç thuhet edhe në raportin e Federatë së Hendbollit të Kosovës.

“Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin. Kuvajtasit, që ka një javë që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni”, - shkruan mes të tjera në faqen e FHK-së.

Pavarësisht kësaj, selektori Bujar Qerimi, synon që ta përgatis në mënyrën më të mirë kombëtaren. 

A po i kruhet koka nga sikleti Bujar Qerimit?

Është e natyrshme, ky rezultat nuk e lë të qetë selektorin dhe kërkon që të mënjanohen gabimet e kësaj sfide.

Ky test është i mirëseardhur për kombëtaren tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat