Ngasësi i dehur, humb jetën sportistja 18 - vjeçare në shtetin e rajonit 

Hendboll

Ngasësi i dehur, humb jetën sportistja 18 - vjeçare në shtetin e rajonit 

Nga: K. G. Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:16
Pamje nga aksidenti

Hendbollistja e re kroate Maja Zorica (18 vjeç) ka ndërruar jetë sot si pasojë e një aksidenti trafiku. 

Hendbollistja ka luajtur për ZHARK Splitin nga Kroacia.

“Me trishtim në zemër morëm lajmin për vdekjen tragjike të hendbollistes sonë Maja Zorica, lojtare e ZHARK Split.

Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, shoqet e skuadrës, miqtë nga ZHARK Split dhe të gjithë ata në jetën e të cilëve mbetet një shenjë e pashlyeshme dhe kujtim i përjetshëm i fytyrës së buzëqeshur të sportistes tonë.

Ngushëllimet e sinqerta nga Federata Kroate e Hendbollit dhe gjithë familjes së hendbollit. Pusho në paqe”, njofton Federata Kroate e Hendbollit.

Kujtojmë se aksidenti trafiku ka ndodhur pasditen e djeshme në Diçmo afër Splitit. 

Është konstatuar se 44-vjeçari, drejtuesi i një mjeti privat, duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, ka kaluar në korsinë e kundërt dhe ka goditur një automjet tjetër privat, brenda të cilit ishin tri femra, shkruan media kroate "Veçernj List".

“Me zemër të pikëlluar dhe të thyer ju njoftojmë se lojtarja jonë Maja Zorica na la pas një aksidenti tragjik në moshën 18 vjeçare.

Zemra e luftëtares tonë të madhe, pushoi.

Ngushëllojmë familjen dhe i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta ata që kemi pranë shpirtit të saj fisnik dhe të fortë, plot gëzim në jetë dhe dashuri, do të mbetet përgjithmonë në zemrat, mendimet dhe lutjet tona. Engjëlli ynë, prehu në paqe", shkruan klubi nga ZhARK Split.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat