Trajnerët janë mbledhur në Istog

Hendboll

Trajnerët janë mbledhur në Istog

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 11:36
Trajnerët

Është duke u mbajtur edhe seminari qendror i trajnerëve të hendbollit kosovar.

Seminari për trajnerë po mbahet në Istog, ndërsa po ligjëron eksperta e Federatës Evropiane të Hendbollit, Lidija Bojiq Çaçiq.

Ajo po ligjëron për çështje të ndryshme profesionale të hendbollit. Ndër të tjera edhe për trendet e fundit në hendbollin ndërkombëtar.

Pjesëmarrës janë shumica e trajnerëve, që në mënyrë aktive po i shërbejnë seminarit, me pyetje, mendime e komente të ndryshme.

Seminari i organizuar nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës vazhdon edhe të dielen. Seminari llogaritet edhe pjesë e shkollimit sipas RINCK Konventës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat