Istogu apo Ferizaj?

Hendboll

Istogu apo Ferizaj?

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 14:21
Ferizaj

Nesër do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në hendboll (femrat).

Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu do të ndeshet me Ferizajn.

“Nesër (e shtunë), në ora 18:00 në Pallatin e Sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, ndërmjet KHF Ferizaj dhe KHF Istogu.

Dashamirët e hendbollit e kanë mundësinë që ta përcjellin këtë përballje të të dyja ekipeve më të mira në vend!

Nesër të gjitha rrugët na çojnë në arenën e Mitrovicës! 

Ferizajas!, e keni mundësin që të  jeni bashkëpjesëmarrës të këtij spektakli!”, njofton KHF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat