Besa Famgas synon trofeun e radhës në “Minatori”, Trepça llogarit në përkrahjen e shikuesve

Hendboll

Besa Famgas synon trofeun e radhës në “Minatori”, Trepça llogarit në përkrahjen e shikuesve

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 23:03

Besa Famgas kthehet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë me synim për ta fituar trofeun e radhës.

Në këtë arenë festoi titullin e kampionit dhe tani synon Superkupën.

Ndeshja për Superkupë mes Besa Famgasit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën nga ora 20:00.

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, ndërsa në finale në Prishtinë kishte mposhtur pikërisht Besën e Pejës.

Dy skuadrat me traditë takohen në një tjetër finale, ndërsa mitrovicasit shpresojnë në përkrahje nga tribunat me synim për të festuar së bashku me tifozët në fund.

Në “Minatori” pritet numër i madh i shikuesve dhe spektakël hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat