Klubi i Çairit hap dyert për ndeshjen e parë europiane, biletat falas!

Hendboll

Klubi i Çairit hap dyert për ndeshjen e parë europiane, biletat falas!

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:02
Çair

Klubi i hendbollit për femra Çair me 23 shtator do të përballet me kampionët e Holandës,

Venlo në kuadër të ndeshjeve eliminatore në EHF CUP.  

Ndeshja do të luhet në palestrën në Avtokomandë, ndërsa skuadra e Çairit ka hapur dyert për të gjithë, duke lëshuar të gjitha biletat falas për këtë ndeshje, duke kërkuar kështu mbështetjen e të gjithëve.

"Një vit i bukur plot arritje na pret!

Ndeshja e parë në Europë do të zhvillohet me dyer të hapura. Bileta falas për të gjithë. Të shtunën në Avtokomandë paralajmrojmë spektakël dhe shpresojmë në sallë të mbushur plot.

Me datë 23.09.2023 skuadra jonë, do të përballet me ekipin kampion të shtetit të Holandës “Venlo”. Është një ndeshje mjaft e rëndësishme, që kërkon mbështetjen tuaj të palëkundur gjatë 60 minutave.

Na duhet prezenca, energjia dhe entuziazmi i çdo qytetari të Shkupit. Vajzat tona janë gati për të na përfaqësuar në Europë dhe kësaj rradhe për të shkruar histori në Edicionin European EHF Cup.

Më 23 shtator, sytë e publikut sportiv do të jenë të përqendruara te spektakli i hendbollit.

Gjatë tërë kohës kemi punuar shumë që dashuria për Çairin, sportin dhe hendbollin të depërtojë tek secili individ e tek secila familje, duke e kultivuar një kulturë të re animi e pasioni për ngjyrat bardhekaltër, qytetin e Shkupit dhe tërë vendin tonë.

Me përkrahjen tuaj ta fitojmë këtë ndeshje dhe të kualifikohemi në gjiron e rradhës.

Për Çairin, për Shkupin dhe për vendin tonë", njofton KHF Çairi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat