Latifi: Besoj se kalojmë në raundin tjetër evropian

Hendboll

Latifi: Besoj se kalojmë në raundin tjetër evropian

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:30
Pamje nga stërvitja

Skuadra e hendbollit “Çair”, në konkurencën e femrave, vazhdon me përgatitjet në prag të sfidës së parë evropiane, ku takohet me skuadrën holandeze të Venllos. 

Hendbollistet dhe trajneri I tyre, Basri Latifi, besojnë se mund të shënojnë rezultat pozitiv në sfidën e parë, ku presin përkrahje të madhe edhe nga publiku.

Përballja në mes mes Çairit dhe Venllos, do të zhvillohet të shtunën, në orën 14.00, në palestrën sportive në Autokomandë. 

Skuadra e Hendbollit “Çair”, në konkurencën e femrave, është duke kryer përgatitjet e fundit para sfidës evropiane, kundër oponentit holandez të Venllos.

Trajneri Basri Latifi, thekson se ekipi nga Çairi ka kryer përgatitjet e duhura në fazën e parë, kur ishin pjesë e turneut të fortë në Çeki, ndërsa në vendin tonë kanë hasur në kushte të vështira.

“Një pjesë të përgatitjeve i kemi zhvilluar këtu në palestër dhe shihni çfarë kushte kemi. Kushte janë jo normale, shumë nxehtë, nuk as ventilim kjo palestër.

Por pjesën më të madhe të përgatitjeve i kemi bërë edhe në palestra tjera.

Një pjesë të përgatitjeve i kemi bërë edhe jashtë. Ishim në një turne të fortë në Hodonin të Çekisë dhe atje kemi vazhduar fazën përgatitore, por e kemi pasur edhe një turne, ku edhe sa do pak e kemi provuar ekipin me aksione, me lojë.

Në ecurinë e ekipit nga Çairi ka pasur edhe disa ndryshime në rosterin e ekipi të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat