Hendbollistet fillojnë garën në fundjavë

Hendboll

Hendbollistet fillojnë garën në fundjavë

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 19:51
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Superliga e hendbollisteve përbëhet nga dhjetë skuadra, ndërsa gara pritet të jetë interesante si për pozitat e kreut ashtu edhe për të shmangur rënien në nivelin e dytë.

Ndeshjet e xhiros së parë që zhvillohen në fundjavë, janë: Samadrexha – Vëllaznimi (e shtunë 19:00), Jusuf Gërvalla – Ulpiana (e shtunë 17:00), Kastrioti – Shqiponja (e shtunë 15:00), Ferizaj – Vushtrria (e diel 18:00) dhe Prishtina – Istogu (e diel 18:00).

Ndeshja Prishtina – Istogu zhvillohet në Bardhosh për shkak të renovimit të palestrës në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Istogu është kampion aktual, ndërsa javën e kaluar e fitoi edhe trofeun e Superkupës. Istogaset vlerësohen pretendente për titull, por pritet të rivalizohen nga skuadra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat