Kastrioti - Trepça, derbi i rivalëve të vjetër! Vushtrria në krizë, shtyhet ndeshja me Besën!

Hendboll

Kastrioti - Trepça, derbi i rivalëve të vjetër! Vushtrria në krizë, shtyhet ndeshja me Besën!

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:48
Pamje nga një ndeshje

Ndeshja e skuadrave me traditë, Kastrioti e Trepça, e hap edicioninin 2023/2024 në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Pritet një kampionat interesant dhe garë e fortë për titull të kampionit.

Shumica e skuadrave janë organizuar si duhet për kampionatin e ri dhe kanë bërë përforcime të shumta.

Ndeshja mes Kastriotit dhe Trepçës zhvillohet të shtunën prej orës 19:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Një ndeshje tjetër e xhiros së parë është të dielën. Prishtina e Rahoveci takohen prej orës 17:00. Kjo ndeshje zhvillohet në Podujevë për shkak të punimeve në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

Të enjten është ndeshja Deçani – Vëllaznimi.

 Vushtrria në krizë, shtyhet ndeshja me Besa Famgas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat