Istogu premton fitore sa më të thellë kundër Prishtinës

Hendboll

Istogu premton fitore sa më të thellë kundër Prishtinës

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:02
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, synon fitore në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, premton fitore sa më të thellë kundër Prishtinës, me synim që të nisin edicionin ashtu siç i ka hije kampiones. 

“Skuadra më e mirë e Kosovës edicionin e ri të Superligës së hendbollisteve e fillon të dielën ndaj Prishtinës në Prishtinë.

Istogaset e nisën mirë këtë edicion pasi javën që shkoj trofeve të fituar në edicionin e kaluar, ia shtuan edhe  Superkupë të Kosovës.

Istogu të dielën fillon kampionatin e ri por me ambicie të njëjta trofetë e radhës.

Ndeshja zhvillohet në Bardhosh nga ora 18:00.

Istogu javën e ardhshme fillon kampanjën Evropiane në Palestrën Karagaçi zhvillon dy ndeshje në kuadër të EHF European Cup kundër skuadrës portugeze SIR 1MAIO”, njofton KH Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat