Kastrioti shokon Trepçën, Taib Kabashi kokulur nga Ferizaj

Hendboll

Kastrioti shokon Trepçën, Taib Kabashi kokulur nga Ferizaj

Nga: K. G. Më: 23 shtator 2023 Në ora: 20:43
Kastrioti

Kastrioti i Ferizajt e ka nisur me këmbë të mbarë edicionin e ri dhe me kryetarin e ri Fisnik Jashari.

Ferizajasit shënuan fitore me rezultat 31:30 ndaj Trepçës së Mitrovicës, në ndeshjen që u zhvilluan në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj.

Një pjesë e parë në mbizotërim të mitrovicasve dhe shkuan në pushim me tre gola (13:16) në favor të tyre.

Pjesa e dytë, tjetër lojë e Kastriotit dhe gradualisht përmbysën epërsinë e mysafirëve.

Në minutën e 58-të rezultati baras (30:30) dhe një minutë pa përfunduar takimi Kastrioti siguroi fitoren me rezultat 31:30.

Portieri Dardan Dugolli ka shkëlqyer te Kastrioti dhe ka udhëhequr skuadrën ferizajase drejt fitores së madhe. Festim Mustafa ishte më efikasi me 11 gola.

Shtatë i kishte Beni Syla e gjashtë Vlerson Zherka.

Te Trepça më efikasi ishte Deniz Terziqi me dhjetë gola. Lulzim Shabani i kishte gjashtë e Yassine Henahem pesë.

Kastrioti shokon Trepçën, Taib Kabashi kokulur nga Ferizaj në javën e parë të elitës së hendbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat