Fillim i furishëm i Rahovecit, deklason Prishtinën

Hendboll

Fillim i furishëm i Rahovecit, deklason Prishtinën

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:15
Pamje nga një ndeshje

Rahoveci e ka nisur kampionatin me fitore bindëse, duke konfirmuar që në ndeshjen e parë synimet shumë të mëdha.

Të dielën në Podujevë, Rahoveci fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 43:30.

“Vreshtarët” nisën herët shkëputjen në rezultat dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej tetë golash (21:13).

Në pjesën e dytë epërsia e Rahovecit vetëm është rritur. Fitorja e kësaj skuadre në fund ishte e thellë.

Egzon Gjuka udhëhoqi Rahovecin me 13 gola, ndërsa 11 i kishte Adonit Isufi. Te Prishtina tetë gola i kishte Oltion Beshiri, ndërsa shtatë Mateus Henrique.

Prishtina ishte vendase, kurse ndeshja u luajt në Podujevë për shkak të renovimit të palestrës në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat