Prishtina pëson fiasko nga Istogu 

Hendboll

Prishtina pëson fiasko nga Istogu 

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:20
Istogu 

Prishtina as në tokë dhe as në qiell, sot ka startuar në mënyrë më katastrofale, duke pësuar fiasko, me rezultat 50:27 nga kampionja në fuqi, Istogu.

Istogu ka treguar lojë shumë të mirë duke ngadhënjyer me 23 gola dallim. 

“Istogu ashtu si i ka hije kampionit mposhtë bindshëm Prishtinën në kryeqytet. 

Istogaset herët nisën shkëputjen për të treguar që në Prishtinë kanë udhëtuar për të nisur më këmbë të mbarë edicionin e ri, në fund rezultati ishte 27:50 për hendbollistet Istogase.

Të gjitha hendbollistet u paraqiten në parket për të dhënë kontributin e tyre në këtë ndeshje.

Istogu ndeshjen e radhës e zhvillon në kuadër të raundit të dytë të EHF European Cup të shtunën në palestrën ‘ Karagaç’ në Pejë”, - njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat