Ferizaj e mposht Vushtrrinë

Hendboll

Ferizaj e mposht Vushtrrinë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 21:37
Pamje nga një ndeshje

Istogu e ka nisur me fitore të thellë mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll.

Të dielën në Bardhosh, Istogu e mposhti Prishtinën me rezultat 50:27.

Cilësia ishte në anën e skuadrës istogase, që nuk ka pasur telashe për ta thyer rezistencën e Prishtinës. Arlinda Dinarica i shënoi 13 gola për Istogun, ndërsa nëntë i kishte Albina Rugova.

Te Prishtina më efikasja ishte Eduarta Kurteshi me pesë gola.

Të dielën u zhvillua edhe një ndeshje tjetër e xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve.

Ferizaj e mposhti Vushtrrinë me rezultat 35:20.

Amanda Stein i shënoi dhjetë gola për Ferizajn, derisa shtatë i kishte Amanda Lemos. Për Vushtrrinë nga pesë gola i realizuan Agnesa Hysa e Albulena Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat