Fitorja e parë për Vushtrrinë

Hendboll

Fitorja e parë për Vushtrrinë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 23:54
Vushtrria

Të premten është luajtur ndeshja e parë e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri, skuadra e Vushtrrisë e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:13 për ekipin vushtrrias.

Vushtrria javën e kaluar ishte mposhtur nga Ferizaj, por mori pikët ndaj Kastriotit.

Agnesa Hysa e Gentiana Basholli i shënuan nga shtatë gola për Vushtrrinë. Kosovare Stagova e Elza Reçica realizuan nga pesë herë për Kastriotin.

Të shtunën janë ndeshjet Vëllaznimi – Jusuf Gërvalla (16:30) dhe Prishtina – Samadrexha (19:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat