Emini rikthehet ta ndihmojë KH Vushtrrinë

Hendboll

Emini rikthehet ta ndihmojë KH Vushtrrinë

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 13:54
Rilind Emini

Vushtrria po kalon ditët më të vështira që nga ekzistimi si klub.

Rilind Emini rikthehet që ta ndihmojë klubin në këto kohë të vështira dhe të arrijnë rezultate sa më ta mira në elitën e hendbollit të Kosovës.

“Jam rikthyer prapë. Pas një pauze afër 3-vjeçare vendosa që të rikthehem në shtepinë ku çdo moment rrah zemra për këtë klub (KH Vushtrria).

Do të jem i gatshëm ta djersiti fanellën e këtij qyteti deri në frymëmarrjen e fundit edhe pse jo në kohën më të mirë të klubit por ne e kemi dëshmuar shumë herë që nuk dorëzohemi sepse nuk mund të ulim një klub aq të madh ku kanë luajtur shumë legjenda, ndër ta edhe i ndjeri Jeton Tërstena (Tota) e shumë të tjerë.

Presim përkrahjen e tifozerisë më të mirë në Kosovë ‘Forca’ që të përkrah klubin edhe pse kemi një grup lojtarësh të ri, do të luajmë me zemër për ‘Forcën’ dhe qytetin.  Kuptoje një zemër Forcashi”, ka njofton Emimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat