Istogu tregon lojë të mirë por mposhtet nga skuadra portugeze 

Hendboll

Istogu tregon lojë të mirë por mposhtet nga skuadra portugeze 

Nga: K.G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:27
Istogu

Kampionja e Kosovës, Istogu, ka pësuar humbje me rezultat 31:30 (17:14) nga Sir 1maio/CJB e Portugalisë, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.

Një atmosferë e mirë në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. 

Vashat e Istogut treguan lojë të mirë por mposhten nga skuadra portugeze 

Pjesa e parë pothuajse në dominim të portugezeve, të cilat shkuan në pushim me tre gola në favor të tyre.

Pjesa e dytë më dinamike dhe barazohet rezultati në 21:21 megjithatë portugezet shkëputen në rezultat 24:22, 27:25, 28:26, pastaj ngushtohet në 30:29.

Sir 1maio/CJB triumfuan me rezultat 31:30 ndaj kampiones së Kosovës.

Hendbollistja Maria Nunes me 6 gola, e ndihmuar nga Greyce Santois me 6, Daniela Mendes me 5, janë më efikaset të portugezet dhe për Istogun u shquan Albina Rugova me 8 gola, e ndihmuar nga Arlinda Dinarica me 7, Fatiha Halmer me 5 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat