Besa Famgas e Rahoveci me fitore të thella

Hendboll

Besa Famgas e Rahoveci me fitore të thella

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:15
Pamje nga një ndeshje

Besa Famgas nuk ka hasur në rezistencë në ndeshjen ndaj Deçanit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së hendbollistëve, kampioni aktual fitoi me rezultat 41:23. Pas pjesës së parë të ndeshjes në Pejë rezultati ishte 23:11.

Igor Chieselov u dallua me 12 gola te Besa. Tetë gola i shtoi Arbios Mushkolaj.

Te Deçani më efikasi ishte Florian Rexha me tetë gola.

Fitore të lehtë shënoi edhe Rahoveci ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

“Vreshtarët” fituan me rezultat 42:24. 26:10 ishte rezultati pas 30 minutave lojë.

Granit Kadiri i shënoi 11 gola për Rahovecin, ndërsa shtatë i shënoi Mali Luzha. Ardi Halili shënoi tetë gola për Vëllaznimin, derisa Labinot Kërleshi shënoi pesë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat