Publikohet lista e Kombëtares U17

Hendboll

Publikohet lista e Kombëtares U17

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 12:00
Kombëtarja e Kosovës U17

Trajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll (vajzat), Mitat Ferati, ka shpallur listën me emrat e lojtareve në të cilat llogarit për IHF Trophy për zonën evropiane që mbahet në Prishtinë.

Kombëtarja U17 në verë është paraqitur në Kampionatin Evropian dhe tashmë ka përvojë nga aktivitetet ndërkombëtare. Para evropianit kishte disa grumbullime e aktivitete. Lojtaret që bartën barrën në Evropian pritet të jenë bartëse të lojës edhe në IHF Trophy për zonën evropiane.

IHF Trophy për zonën evropiane mbahet prej 11 deri më 15 tetor në Prishtinë. Ndeshjet do të luhen në palestrën “1 Tetori”.
Në grupmoshën U17 (youth) do të garojnë Kosova, Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.

Kombëtarja jonë është në grupin A së bashku me Azerbajxhanin e Bullgarinë. Në grupin B janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Gjeorgjia.

Më 11 tetor, Kosova U17 e luan ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit.

Lista e lojtareve:

Martina BIBAJ TV Zofingen Handball Frauen (SUI)

Jonesa BAJRAMI KHF Shqiponja (KOS)

Diona DRESH Oppegård IL (NOR)

Sara GJERGJAJ HSG NTW (GER)

Orgesa GOLA KHF Shqiponja (KOS)

Sirena HAXHAJ TSV Allach 1909 e.V. (GER)

Lejla HYSENI HK Malmö (SWE)

Arjeta IMERAJ KHF Jusuf Gërvalla (KOS)

Sara KAMERAJ Backa HK (SWE)

Zoja KAMERAJ Backa HK (SWE)

Arona KRASNIQ IKHF Prishtina (KOS)

Laura MAQEDONCI HK Ankaret (SWE)

Alina SHABANI HSG Freiburg (GER)

Andra UGLANI Idrettsforeningen Borg (NOR)

Klaudia UKAJ TV Zofingen (SUI)

Albina PLLANA KHF Prishtina (KOS)

Eliona HALIMI Fjellhammer (NOR)

Rita ESREFI Oppsal IF Handball (NOR)

Stafi i trajnerëve:

Mitat FERATI

Albulena BASHA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat