Prishtina fiton derbin

Hendboll

Prishtina fiton derbin

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 22:23
Prishtina

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të dielën në Bardhosh, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:28.

Pas pjesës së parë skuadra prishtinase kishte pesë gola epërsi, 16:11. Albi Gjuka ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola. Shtatë i shënoi Vladislav Napadatilo.

Te Kastrioti, Festim Mustafa i shënoi 11 gola. Nëntë i kishte Rron Ramadani.

Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë. Skuadra mitrovicase fitoi me rezultat bindës, 49:19. Marley Wallace me 11 gola edhe Lulzim Shabani me nëntë u dalluan te “xehetarët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat