Deçani fiton ndeshjen e mbetur

Hendboll

Deçani fiton ndeshjen e mbetur

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:21
Deçani

Deçani e ka fituar ndeshjen e mbetur me Vëllaznimin e Gjakovës. Të mërkurën mbrëma, skuadra deçanase fioti me rezultat 44:34.

Ndeshja i ka takuar javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Fatlind Mazrekaj ishte më efikasi te Deçani me 15 gola. Nga shtatë gola i realizuan Albilon Loshaj e Alesssander Santos.

Te skuadra gjakovare, 13 gola i kishte Ardi Halili. 11 herë realizoi Egzon Lluka.

Ndërkohë të enjten prej orës 19:30 luhet ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve mes Istogut dhe  Shqiponjës. Istogu në fundjavë kishte ndeshje evropiane dhe për këtë arsye ndeshja kampionale me skuadrën gjakovare u shty për të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat