Kosova U19 fillon ndaj Bullgarisë

Hendboll

Kosova U19 fillon ndaj Bullgarisë

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 13:41
Orari i ndeshjeve

Tashmë është zyrtarizuar orari i ndeshjeve të IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet juniore (U19).

Ndeshjet zhvillohen prej 11 deri më 15 tetor në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Hendbollistet tona ndeshjen e parë e kanë ndaj Bullgarisë, të mërkurën e ardhshme nga ora 19:00.

Të enjten Kosova U19 luan me Britaninë e Madhe, ndërsa të premten me Maltën.

Më 14 e 15 tetor janë ndeshjet për plasman përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat