Istogu demolon Shqiponjën

Hendboll

Istogu demolon Shqiponjën

Nga: K.G.. Më: 6 tetor 2023 Në ora: 17:42
Istogu

Istogu ka shënuar fitoren e dytë rresht në edicionin e ri të elitës së hendbollit të Kosovës.

Kampionja e Kosovës ka triumfuar me rezultat 41:23 ndaj Shqiponjës në Gjakovë, në takimin e javës së dytë.

Vasat e Istogut treguan se janë për një shkallë më të mirë se gjakovare.

Pas fitores me rezultat 50:27 ndaj Prishtinës, regjistruan edhe një fitore tjetër të thellë, kjo e bën pothuajse me fluturuar kryetrajnerin Faruk Shala.

Për ndeshje shënuan 91 gola apo mesatarja për sfidë nga 45.5 gola dhe pësuan 50 gola apo mesatarja nga 25 për ndeshje.

Sulmi shumë efikas por mbrojtja jo në nivelin e duhur te Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat