Istogu mburret me katër lojtare - pjesë e kombëtares së Kosovës 

Hendboll

Istogu mburret me katër lojtare - pjesë e kombëtares së Kosovës 

Nga: K. G. Më: 8 tetor 2023 Në ora: 15:46
Istogu

Istogu kampione, fituese e Kupës dhe e Superkupës së Kosovës, mburret me katër lojtare të saja që janë ftuar në kombëtaren A të Kosovës.

Të ftuara janë Albina Rugova, Natalia Milatoviq, Yllka Shatri dhe Arlinda Dinarica.

Istogu punon pareshtur dhe ka arritur që të ketë lojtare në kombëtare, e vetmja nga klubet e Superligës së Kosovës. 

“Katër hendbolliste të Istogut ftohen në kombëtaren -A- kundër Danimarkës.
Kombëtarja është e përbërë nga hendbolliste nga ligat të forta europiane si: Danimarka, Norvegjia, Gjermania, Zvicëra etj,

Ndërsa katër nga to janë pjesë e kampiones kosovare KHF Istogu, skuadra e Istogut në vazhdimësi është furnizuese e Kombëtares (A) më hendbolliste që pa dyshim është më e forta nga të gjitha kombëtarët në sportet kolektive në vendin tonë, por që kësaj radhe ka punë shumë të vështirë pasi takohet më nënkampionet e botës superfuqinë e hendbollit botëror kombëtaren e Danimarkës. 

Kësaj radhe në listë e selektorit z. Agron Shabani janë katër hendbolliste, që përfaqësojnë  ligën kosovare:

Kapitenia  Albina Rugova, Natalia Milatoviq, Yllka Shatri dhe Arlinda Dinarica e cila debuton në kombëtaren tonë.
Istogaset janë skuadra më e mirë në vend pasi kanë fituar titullin e kampionit, kupën dhe superkupen e Kosovës.

Ndërsa javë më parë eliminuan përfaqësuesin portugez në kupën e Europës duke u kualifikuar në Roundin e 3-të të EHF European Cup.
KHF Istogu ju dëshiron shumë suksese hendbollistëve të kombëtares sonë në këto dy sfida, stafit të kombëtares dhe hendbollisteve tona”,
thuhet në njofton e KHF Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat