Trepça më e mirë se Deçani, Besa deklason Vëllaznimin! Prishtina bindshëm

Hendboll

Trepça më e mirë se Deçani, Besa deklason Vëllaznimin! Prishtina bindshëm

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 22:19
Pamje nga një ndeshje

Të dielën u luajtën tri ndeshje të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi duke fituar pikët e radhës.

Deniz Terziqi e Marley Wallace shënuan nga dhjetë gola për Trepçën që mposhti Deçanin me rezultat 37:33.

Deçanasit, që ishin vendas, ishin në epërsi prej një goli pas pjesës së parë, 17:16.

Lulzim Shabani shtoi shtatë gola për mitrovicasit, derisa te Deçani më efikasi ishte Alecssander Santos me 12 gola.

Nga gjashtë i kishin Fatlind Mazrekaj e Florian Rexha.

Si mysafire fitoi edhe Besa Famgas.

Skuadra pejane e mposhti Vëllaznimin në Gjakovë me rezultat 52:32. Jon Vokshi i shënoi 14 gola për Besën, ndërsa tetë i kishte Arbios Mushkolaj.

Egzon Lluka shënoi 12 gola për Vëllaznimin, ndërsa Ardi Halili i kishte 11.

Bindshëm fitoi edhe Prishtina në Vushtrri, 40:28. Albi Gjuka i kishte tetë gola, ndërsa Ylli Visoka shtatë për Prishtinën. Fitim Klinaku realizoi 11 herë për vushtrriasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat